Kërcënoi me armë gjahu një shtetas, arrestohet një 47-vjeçar në Vlorë

Shqipëria

Kërcënoi me armë gjahu një shtetas, arrestohet një 47-vjeçar në Vlorë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kërcënuar një 57-vjeçar me armë gjahu në fshatin Cerkovinë të Vlorës.

Menjëherë u bë identifikimi dhe kapja e 47-vjeçarit P.Q dhe sekuestrimi i armës së gjahut që e mbante të fshehur në banesën e tij pa leje.

Nuk dihet ende arsyeja e kërcënimit me armë ndaj 57-vjeçarit L.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat