Cërrik/ Sherr me grushte dhe sende të forta në një lokal, nën hetim babë e bir dhe tre vëllezër

Shqipëria

Cërrik/ Sherr me grushte dhe sende të forta në një lokal, nën hetim babë e bir dhe tre vëllezër

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar në një sherr të madh në një lokal në Cërrik.

Në këtë sherr u përfshinë babë e bir dhe tre vëllezër të tjerë të cilët filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Nisi procedimi në gjendje të lirë përkatësisht për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat