Aksident në Lushnje, zetori përplaset me “Audi”-n, tre të plagosur

Shqipëria

Aksident në Lushnje, zetori përplaset me “Audi”-n, tre të plagosur

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:56
Policia

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç.

Ata  ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat