“Një vizitë ju shpëton jetën”/ Marshim sensibilizimi për gratë e vajzat në tetorin rozë

Shqipëria

“Një vizitë ju shpëton jetën”/ Marshim sensibilizimi për gratë e vajzat në tetorin rozë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

“Tetori Rozë” në Lushnje ka mbledhur në sheshin qëndror qindra gra në sensibilizimin e  parandalimit të sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ky aktivitet i drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik ka sjellë nëpërmjet mjekëve dhe eksperiencave të grave që ja kanë dalë të fitojnë mbi këtë sëmundje, nevojën e parandalimit dhe ekzaminimiit në kohë.

Mjekja Gjyljana Bali tha se parandalimi dhe ekzaminimi shpëtojnë jetë.

Aretie Muço dhe Vjollca Hamzai treguan eksperiencat e tyre kur janë ekzaminuar dhe si kanë luftuar me sëmundjen.

Në fund pjesëmarrëset vizituan një ekspozitë të nxënësve të shkollave me temën tetori rozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat