Deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokuan Kuvendin, Ministri Balla: Skenar i dështuar! Si një libër i lexuar me dhjetëra herë

Shqipëria

Deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokuan Kuvendin, Ministri Balla: Skenar i dështuar! Si një libër i lexuar me dhjetëra herë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:32
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë në aktivitetin kushtuar “ Tetorit Rozë” në Fier.

Në një prononcim për mediat ka thumbuar dhe aksionin më të fundit opozitar për një skenar të mosbindjes civile. Balla e ka cilësuar ketë lëvizje të 26 deputeteve të ish-kryeministrit Sali Berisha si një skenar të dështuar i cili duhet kaluar në heshtje, i cili është i njohur edhe më parë me po të njëjtin autor që i përngjan veçse një libri të lexuar me dhjetë herë.

Ministri i Brendshëm e ka cilësuar opozitën e sotme të ndarë në shumë pjesë, që ka një destinacion njësoj si kali i zi në betejat pa fitore.

Ndërkohe për Ballën duke iu referuar shifrave të larta të përdoruesve të drogës tek të rinjtë , shqetësim mbetet mungesa e qendrave të rehabilitimit të vartësve te drogës teksa ka theksuar se për këtë qellim do të rishikohet një buxhet i posaçëm për ngritjen dhe funksionimin e tyre ne çdo rreth.

E pranishme në këtë aktivitet, ka qene dhe ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu e cila ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për mungese të medikamenteve në spitalin onkologjik për të sëmurët e diagnostikuar me kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat