Merr flakë makina në ecje, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

Shqipëria

Merr flakë makina në ecje, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një makinë ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portëz, në aksin rrugor Fier-Patoz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa në automjet ndodheshin dy persona.

Shoferi dhe pasagjeri janë larguar sapo kanë parë tymin, por sidoqoftë flakët i kanë lënduar.

Ata ndodhen në urgjencën e Fierit duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat