OSHEE hap aplikimet për 309 elektricistë të rinj, Balluku: Keni 30 ditë kohë

Shqipëria

OSHEE hap aplikimet për 309 elektricistë të rinj, Balluku: Keni 30 ditë kohë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:11
Zv. kryeministrja Belinda Balluku

Zv. kryeministrja Belinda Balluku dhe administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi janë në një aktivitet ku njoftohet hapja e aplikimeve për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e OSHEE-së.

Balluku u shpreh se do të jenë 30 ditë të hapura për aplikim në 309 pozicione pune të hapura për elektricistë.

Të rinjtë e punësuar do të shpërndahen në 12 rajonet e vendit. Ata do të mund të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duke hyrë te faqja e OSHEE-së ku janë bërë publike të gjitha të dhënat për të aplikuar.

“Brenda 30 ditëve në mbyllje të procesit ata do të kontaktohen menjëherë nga drejtuesit e OSHEE-së për të marrë rezultatet e tyre. Deri atëherë unë ju uroj sukses, juve që jeni këtu, në punën që kryeni dhe shpresoj që kjo armatë e re që do t’ju bashkohet të rrisë ritmin dhe performancën e kompanisë tuaj, por padyshim të sjellë edhe një erë të re, që do të na duhet pasi tashmë sfidat që kemi përpara do të jenë edhe më të mëdha se ato që kemi kaluar,” – u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat