Manja takime në Gjykatën Supreme dhe Parlamentin Britanik

Shqipëria

Manja takime në Gjykatën Supreme dhe Parlamentin Britanik

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:28
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, vijon vizitën e tij në Britaninë e Madhe. Përmes rrjeteve sociale Manja ka dhënë detaje mbi takimet e zhvilluar në Parlamentin Britanik dhe Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar.

“Në tempullin e parlamentarizmit britanik!  Me Robert Neill, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Drejtësisë dhe kolegë të tij diskutuam rolin e këtij komisioni në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes së punës së ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar përfshi dhe Ministrinë e Drejtësisë”, shkruan Manja.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme që komisioni ka dhënë për përdorimin e teknologjisë në sistemin gjyqësor, me qëllim rritjen e aksesit të qytetarëve tek drejtësia. Një vizitë mbresëlënëse në mjediset e një parlamenti ku ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë botërore”, vijon Manja.

“Në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar! Me Lordin Hodge, gjyqtar dhe zv. President i Gjykatës Supreme, diskutuam mbi drejtësinë digjitale dhe rolin e inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë. Pas pandemisë, Anglia ecën me hapa të shpejtë drejt një drejtësie më të aksesueshme për të gjithë përmes teknologjisë”, bën të ditur Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat