“Po hyjmë në një periudhë të re”, Berisha: Kryetar i grupit parlamentar është Gazment Bardhi

Shqipëria

“Po hyjmë në një periudhë të re”, Berisha: Kryetar i grupit parlamentar është Gazment Bardhi

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:23
Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar theksoi se tanimë populli opozitar do të futet në një periudhë të re, në të cilën do të fitojë.

I pyetur për kreun e grupit, Berisha konfirmoi edhe njëherë s për demokratët që udhëheq ai, kreu i grupit është Gazment Bardhi.

Madje ai drejtoi thirrjen drejt deputetëve që ndjekin Lulzim Bashën, që t’i bashkohen, pasi sipas tij nuk janë votuar që të përdoren nga ai që Berisha e quan “Lulzim Pengu”.

“Unë ju siguroj se diskutime intensive po zhvillohen. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD”, tha ai.

“Situata e jashtëzakonshme e krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.

Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën. Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar. Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat