Kryen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, SPAK akuzon atentatorët edhe për trafikim droge

Shqipëria

Kryen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, SPAK akuzon atentatorët edhe për trafikim droge

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:06
SPAK

SPAK ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve narkotike për Ramazan Rrajën, nipin e Rrahman Rrajës.

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se akuza e re për trafikim droge është edhe për Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.

Raportohet se Prokuroria e ka bazuar akuzën e saj në dy ngarkesa me drogë të kapura në vitin 2020 dhe 2021.

Kujtojmë se i njëjti grup akuzohet edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi (Rrumi), ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat