Rama me Macron: 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë! Baza e lidhjes po formësohet nga njerëzit

Shqipëria

Rama me Macron: 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë! Baza e lidhjes po formësohet nga njerëzit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 11:21
Edi Rama

“Janë 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë dhe marrëveshja që kemi nënshkruar para pak vitesh është një gur themeli ku do të ndërtojmë më tutje një rrugë të gjerë bashkëpunimi.

Fakti historik i kësaj dite është prania juaj jo e imja. Se sa shumë e dëshirojmë Europën dhe sa shumë Europa është e lidhur me Francën.

80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani dhe numri mund të shtohet deri në fund të 2023-shit, një shifër e paimagjinueshme vite me parë.

Në këtë angazhim baza e lidhjes po formësohet nga njerëzit.

Para pak vitesh Shqipëria bënte lajm në Francë për arsye të gabuara, sot është një lajm për arsyet më të mira, dhe për këtë dua të falenderoj përzemërsisht presidentin dhe qeverinë franceze që janë treguar të durueshëm në projektin kundër kriminalitetit, emigracionit të paligjshëm dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat