Aksidentohen dy motorë në Fier, 3 të plagosur, 2 prej tyre të mitur

Shqipëria

Aksidentohen dy motorë në Fier, 3 të plagosur, 2 prej tyre të mitur

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Policia bën me dije se pasojë kanë mbetur të plagosur tre të rinj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Adë, ku  motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat