Humbën zgjedhjet në Athinë e Selanik, Braçe shpërthen në ironi

Shqipëria

Humbën zgjedhjet në Athinë e Selanik, Braçe shpërthen në ironi

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:02
Fredi Beleri

Athina dhe Selaniku kanë dhënë surpriza në zgjedhjet lokale në Greqi. Grekët votuan për ndryshimin e kryebashkiakëve në balotazhin e qeverisë lokale të së dielës në Greqi, me kandidatët e mbështetur nga konservatorët në pushtet që humbën ndaj të pavarurve ose kandidatët e mbështetur nga partitë opozitare.

Kur u numëruan më shumë se 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues u shpall Haris Doukas, i mbështetur nga PASOK. Ai mori rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryetarit aktual, Kostas Bakoyanis të “Demokracisë së Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Në Selanik kryeson opozita Stelios Angeloudis me 67,34% të votave ndaj kryebashkiakut në detyrë Konstantinos Zervas (32,96%), ndërsa janë numëruar 98%.

Nipi i kryeministrit Mitsotakis, Kostandin Bakoyanis, kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut, Zervas, ndodheshin në Himarë ku zhvilluan një tubim për lirimin e Fred Belerit.

“Suksese në jetë” ka qenë “urimi” i deputetit Erion Braçe për dy kryebashkiakët, Kostas dhe Zervas, të cilët kanë humbur në zgjedhjet e fundit.

“Çmenduri elektorale”, e ka cilësuar socialisti ardhjen e tyre në Himarë për të bërë fushatë.

Sakaq, Braçe ka dhe një sugjerim’ për ta, të vijojnë fushatën e presionit mbi drejtësinë shqiptare për lirimin e Fredi Belerit.

Erion Braçe: SUKSESE NE JETE PER ME TEJ, qirje KOSTAS!

SUKSESE NE JETE PER ME TEJ, qirje ZERVAS!

#ATHINA dhe #SELANIKU PERMBYSIN, FITOJNE TE MAJTET!

As do ishte lajm-zgjedhje vendore ishin keto ne #GREQI; per ne shqiptaret them; Por te dy ngaterruan fushaten;

Ne mes te PUSHIMEVE TE VERES dhe NE KULM TE SEZONIT TURISTIK, erdhen ne Himaren tone dhe bene fushate per te fituar zgjedhjet ne bashkite Athine e Selanik; CMENDURI ELEKTORALE E POLITIKE!

Sot humben thelle qe te dy! Si ishte ajo shprehja; EDI RAMA NUK E DI SE ME KE ESHTE NGATERRUAR?!

Keshtu? Qarte, qarte! Nga sot, kam dy lutje per te dy:

E para, te vijoni fushaten e presionit mbi DREJTESINE SHQIPTARE per te liruar ALfred BELERIN; nuk ben ta lini;

E dyta, ejani perseri gushtin tjeter, per plazh-natyrisht, tani keni kohe boll!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat