​Begaj dhe Lordi Peach flasin për kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Shqipëria

​Begaj dhe Lordi Peach flasin për kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Lordin Stuart Peach, i Ngarkuar i Posaçëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor që shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin aktiv dhe pozitiv që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mban në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

Begaj nënvizoi se Procesi i Berlinit po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Sipas një komunikate të Presidencës, duke ritheksuar qëndrimin e tij mbështetës ndaj dialogut Kosovë-Serbi, presidenti Begaj dhe Lordi Peach shkëmbyen ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat