Theu xhamin dhe tentoi të “zbrazte” dyqanin që shiste celularë, kapet hajduti në Librazhd

Shqipëria

Theu xhamin dhe tentoi të “zbrazte” dyqanin që shiste celularë, kapet hajduti në Librazhd

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar në Librazhd për tentative vjedhjeje.

Sipas policisë, gjatë natës i riu ka tentuar të vjedhë një dyqan që tregtonte celularë dhe aparate digjitale.

Ai ka thyer derën me mjete të forta, por plani për të marrë celularët dështoi me sukses.

Ai rezulton person me precedentë penal pasi në të kaluarën ishte dënuar për veprën penale të vjedhjes.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat