Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident, pranga 45-vjeçarit

Shqipëria

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident, pranga 45-vjeçarit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burime zyrtare bënë me dije se nën efektin e alkoolit, shtetasi me inicialet E. M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të Grabovicës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 33 vjeç dhe G. Zh., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta (shishe) një 39-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat