Bie në greminë 31-vjeçarja gjermane teksa ngjiste “Shpellën e Harapit” në Shkodër, ndërron jetë

Shqipëria

Bie në greminë 31-vjeçarja gjermane teksa ngjiste “Shpellën e Harapit” në Shkodër, ndërron jetë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shalë të Shkodrës, ku një turiste gjermane ka ndërruar jetë, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitës së malit, dhe ka rënë në greminë.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të 31-vjeçares, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat