Shqipëria arreston 9 persona për trafikim me emigrantë

Shqipëria

Shqipëria arreston 9 persona për trafikim me emigrantë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:01
Policia

Policia në Shqipëri ka arrestuar nëntë persona në qarkun e Durrësit të cilët po trafikonin emigrantë përmes itinerarit Turqi-Greqi- Shqipëri drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Pas një hetimi të gjatë prej gjashtë muajsh, autoritetet zbuluan se këta shtetas të organizuar si grup kriminal transportonin emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India duke kërkuar pagesa prej 3500-5000 euro për këtë shërbim.

Sipas policisë shqiptare, emigrantët pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë.

Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra me qira drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Policia ka thënë se pagesat dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar shtatë automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4.000 euro dhe rreth 100.000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 telefona mobilë të pjesëtarëve të rrjetit.

Po ashtu, siç ka raportuar Top Channel, jana shpallur në kërkim shtetasit F. U., 29 vjeç dhe B. D., 23 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës.

Më herët në Shqipëri, autoritetet kanë ndërmarrë edhe katër aksione kundër trafikimit me emigrantë dhe janë arrestuar katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat