“PS, qëndrim me vepra për Kosovën”, Gogu: E vështirë t’i sjellim të gjithë copëzat në një emërues të përbashkët

Shqipëria

“PS, qëndrim me vepra për Kosovën”, Gogu: E vështirë t’i sjellim të gjithë copëzat në një emërues të përbashkët

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:57
Tonin Gogu

I ftuar në “Real Story”, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS, Tonin Gogu, foli në lidhje me situatën e krijuar për një rezolutë të përbashkët për Kosovën.

Ai tha se edhe pse është bërë një punë prej 2 javësh nga Komisioni i Jashtëm, sërish ajo anatemohet.

Gogu theksoi se e vetmja gjë konstante në këtë situata ka qenë qëndrimi i PS. Sipas tij Kosova për PS është një prioritet kombëtar, për shkak të veprave.

“Padashje Çollaku solli një shije të vështirësisë që  kemi për të bërë së bashku kuvendin e shqiptarëve, në një prioritet kombëtar, siç është Kosova.

Në atë që na është dashur ne për 2 javë, ku u dakordësuam në Konferencën e Kryetarëve, thamë që duhet të jemi bashkë, ndaj të caktojmë një seancë, ndaj të dalim në një rezolutë të përbashkët.

Është jashtëzakonisht e vështirë për neve që të mund të sillnim të gjithë copëzat  në një emërues të përbashkët.

Komisioni i Jashtëm ka punuar me orë të tëra për të hartuar një draft rezolutë, e cila po anatemohet nga një tjetër i opozitës.

Dua të them që në ka një gjë konstante në këtë është qëndrimi i PS. Kosova për PS është një prioritet kombëtar, për shkak të veprave.

Nuk ka forum ndërkombëtar që PS të mos e vendosë Kosovën në rend të parë, duke filluar nga takimet dypalëshe, në NATO apo Këshilli i Evropës.

Kryeministri e ka thënë në mes të Beogradit, që Kosova është e pavarur. Nga aty ka shkuar në Strasburg, në Këshillin e Sigurimit po ashtu Shqipëria ka thënë që nuk mund të diskutohet me Kosova, duhet të nisë anëtarësimi i saj” tha Gogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat