PS dhe Foltorja konsensus për Kosovën, Çollaku: Rezoluta e paprecedentë, sa për të larë duart nga përgjegjësia

Shqipëria

PS dhe Foltorja konsensus për Kosovën, Çollaku: Rezoluta e paprecedentë, sa për të larë duart nga përgjegjësia

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:53
Kreshnik Çollaku

Në emisionin “Real Story” Kreshnik Çollaku foli për arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të Sali Berishës, për një rezuolutë të përbashkët lidhur me ngjarjet në Kosovë.

Ai e ka cilësuar fyese, ndërsa shton se sipas tij ishte një aleancë e fshehtë mes tyre.

“Unë e kam quajtur një aleanë të heshtjes. Mesa duket mes grupit të Rithemelimit dhe grupit të PS ka një dakordësi në këtë rast për të heshtur mbi Kosovën. Rezoluta është e paprecedentë , vetëm me tre fjali. Ky tekst në fjalë është një tekst i thatë që mesa duket janë kujdesur për të shpëlarë duart nga përgjegjësia në raport me atë ndodhi në veri të Kosovës. Si një vend anëtar i Nato-s, të fshihet pas asaj që ka thënë Parlamenti i Kosovës duke e ditur që Kosova është në një situtatë shumë të brishtë ndërkombëtarë.

Por askush nuk e ndaloi Paralamentin e Shqipërisë të akuzojë Presidentin Vuçiç si shkaktar të agresionit të Serbisë. Kaq kurajo Parlamenti i Shqipërisë duhet ta ketë, pasi Kosova është në një raport të brishtë ndërkombëtar, por këtë peshë nuk e ka Shqipëria. Nuk duhet të paraqesë në parlament një rezolutë me tre fjali, është fyese. Edhe një student gjimnazi do ta kishte bërë më të plotë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat