Zbulohen dhe asgjësohen 328 bimë kanabis të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës

Shqipëria

Zbulohen dhe asgjësohen 328 bimë kanabis të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 328 bimë kanabis në fshatra të ndryshëm të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat