Fermeri ngre shqetësimin: Nuk po kultivohet fasulja në Shqipëri, po e importojmë

Shqipëria

Fermeri ngre shqetësimin: Nuk po kultivohet fasulja në Shqipëri, po e importojmë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:18
Alban Cakalli

Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.

Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Në një intervistë për emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania ai ngriti shqetësimin se në vend nuk po kultivohet më fasulja, një nga ushqimet e rëndësishme në familjet shqiptare.

“Këto ditë kam parë çmimin e fasules, ka qenë shumë i lartë. Kemi pasur shumë pak kultivim, pas 2-3 vitesh do ta nxjerrim nga harta fasulen, çmimi ka shkuar mbi 350-4500 lekë kg. Fasulja ka qenë kultivuar në Myzeqe, Shkodër, Dibër, Korçë ku ka qenë traditë mijëravjeçare kultivimin e saj”, tha fermeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat