Ambasadorja Kumbe: Jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës

Shqipëria

Ambasadorja Kumbe: Jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:13
Meri Kumbe

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, përmes një videomesazhi ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit shqiptarë, por edhe me ata kosovarë, që ndodhen në Izrael dhe është e gatshme për t’iu ndihmuar për procesin e qëndrimit apo të largimit nga vendi.

“Prej 48 orësh së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Iglo Hasani, me stafin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së bashku me stafin e ambasadës shqiptare në Izrael, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë të ndodhur në Izrael.

Me porosi të ministrit kemi qëndruar pranë tyre për të asistuar për të gjitha nevojat e tyre përgjatë qëndrimit ose largimit të tyre në Shqipëri. Jemi në kontakt dhe u kemi qëndruar pranë shtetasve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në emër të qeverisë shqiptare ju garantoj se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhën aktualisht në Izrael, jetojnë dhe punojnë këtu, janë prioriteti ynë në këtë moment dhe janë të lirë të kontaktojnë me ne për çdo nevojë që kanë për qëndrimin apo largimin e tyre nga Izraeli. Në bashkëpunim edhe me strukturat izraelite, kemi bërë të mundur largimin e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të tyre”, ka deklaruar ambasadorja Kumbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat