Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat në Dimal. Një 18-vjeçar që ngiste një motor ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal.
Marinel Kaja është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
“Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pobrat,të ish-njësisë administrative Kutalli, në bashkinë Dimal. Një motoçikletë e markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshqitur disa metra zvarrë në çakull ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja, 18 vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse. 18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime të shumta në kokë.
Efektivët e policisë që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin,” – raportoi korrespondenti i Euronews Albania, Griseld Zenuni.