Plumba vilës në Kurbin/ Policia kreh zonën në kërkim të autorëve, blindohet Kurbini, ja çfarë dihet

Shqipëria

Plumba vilës në Kurbin/ Policia kreh zonën në kërkim të autorëve, blindohet Kurbini, ja çfarë dihet

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:33
Kurbin

Policia e Kurbinit ka rrethuar zonën pas breshërisë së plumbave ndaj vilës së Skënder Likës.

Sipas burimeve zyrtare, në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Skënder Lika dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat