GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj 9 grave të rikthyera nga Siria, pezullim për 14 të pandehurit meshkuj në kërkim

Shqipëria

GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj 9 grave të rikthyera nga Siria, pezullim për 14 të pandehurit meshkuj në kërkim

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:03
Xhihadistet

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen në ngarkim të 9 grave të rikthyera nga Siria.

Lajmin e konfirmon për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

Të pandehurat do të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar për akuzën e “pjesëmarrjes në organizatë terroriste” dhe për “pjesëmarrje në formacione luftarake në një konflikt të armatosur jashtë vendit”.

Për 14 të pandehurit meshkuj të kësaj dosjeje, të cilët janë të shpallur në kërkim, është vendosur pezullim i çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat