Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro 3 orë në SPAK: Isha si çdo qytetar për të dhënë shpjegime

Shqipëria

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro 3 orë në SPAK: Isha si çdo qytetar për të dhënë shpjegime

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:11
Jorgo Goro 3 orë në SPAK

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës është paraqitur sot në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Goro ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Posaçme.

Goro ka qenë i pashoqëruar në Prokurorinë e Posaçme dhe pasi doli nuk preferoi të bënte komente, por tha se ishte thirrur për t’u marrë pyetje si çdo qytetar i thjeshtë.

Ai nuk u përgjigj për kallëzimin e bërë pak ditë më parë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro ngelet ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës është Fredi Beleri, ndodhet pas hekurave për blerje votash, duke mos kryer në këto kushte dhe betimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat