Goditet nga disa persona në Tiranë administratori i një portali, Gjergj Zefi, policia: Po merr ndihmë mjekësore

Shqipëria

Goditet nga disa persona në Tiranë administratori i një portali, Gjergj Zefi, policia: Po merr ndihmë mjekësore

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 20:35
Gjergj Zefi

Mbrëmjen e sotme raportohet se është goditur nga disa persona, në Tiranë, administratori i portalit Pamfleti, Gjergj Zefi.

Sipas policisë, fillimisht është marrë një telefonatë në Sallën Operative, ku është njoftuar se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Zefi, 52 vjeç, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat