“Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë!”, deputeti i PD u kthehet me gjuhë të ashpër protestuesve: Plehra, na tregoni ju pazaret

Shqipëria

“Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë!”, deputeti i PD u kthehet me gjuhë të ashpër protestuesve: Plehra, na tregoni ju pazaret

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 20:22
Deputeti i PD Helidon Bushati

Deputeti i PD Helidon Bushati ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të “Lëvizja Bashkë”, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit sot me thirrje ndaj deputetëve dhe kërkesën për miratimin e ligjit pë minimumin jetik.

Ai u është kthyer me një gjuhë shumë të rëndë, duke u thënë se s’mund të përgjithësojnë kur thonë se politikanët janë hajdutë.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret!

Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet  t’u thotë ai protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat