“Miratoni minimumin jetik", Lëvizja Bashkë protestë jashtë Parlamentit. Në Kuvend nis seanca plenare

Shqipëria

“Miratoni minimumin jetik", Lëvizja Bashkë protestë jashtë Parlamentit. Në Kuvend nis seanca plenare

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:09
Protestë

Anëtarët e “Lëvizjes Bashkë”, me pankarta në duar, kanë dalë në një protestë pasditen e sotme (2 tetor), në Tiranë.

Mësohet se “Lëvizja Bashkë”, është mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik, ndërsa paralelisht, deputetët e parlamentit kanë nisur diskutimet në Kuvend.

“Lëvizja Bashkë” e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre.

Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat