Dëshmitë për bandën e Leart Haxhiut, Gazetari: Terreni që ka fituar mafia, kritike

Shqipëria

Dëshmitë për bandën e Leart Haxhiut, Gazetari: Terreni që ka fituar mafia, kritike

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:08
Leart Haxhiu

Gazetari Basir Çollaku komentoi takimin me dyer të mbyllura mes Kreut të KLP dhe Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se jemi në momentin që pushteti kërcënon shtetin.

Mes të tjerash ai nënvizoi se në Prokurorinë e Posaçme ka prokurorë por janë të pamjaftueshëm për të zgjidhur dosjet që janë në institucion.

“Jemi në momentin ku pushteti kërcënon shtetin. Një pjesë të gjymtimit të hetimit e kontrollon jo prokurori. Media duhet të jetë selektiv. Dëshmia e Nuredin Dumanit ka sjellë shumë ngjarje. Dhe nga dëshmia e Tafanit dolën shumë gjëra, por ato duhen verifikuar nëse janë të vërteta apo jo. Në këtë histori ka pak shoë. Prokuroria e Posaçme ka prokurorë por janë të pamjaftueshëm për sasinë e dosjeve.  Ata merren me 5 mijë lekëshe policësh, por aty ka dosje ministrash që po flenë ende. Prokurorët duhet të merren me të gjitha palët që kanë kryer vepër penale. Terreni që ka fituar paligjshmëria, mafia dhe krimi tek institucionet është shumë kritike”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat