Aksident në rrugën Transballkanike të Vlorës, Range Roveri përplas makinën e policisë

Shqipëria

Aksident në rrugën Transballkanike të Vlorës, Range Roveri përplas makinën e policisë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë policie është përplasur nga një makinë tjetër e tipit “Range Rover”.

Drejtuesi i makinës Range Rover ka goditur nga pas makinën e policisë, e cila si pasojë e përplasjes ka bërë dy rrotullime në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur efektivi i policisë dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Dyshohet  se drejtuesi i makinës Range Rover ka qenë nën efektin e alkoolit, ku është shoqëruar në ambientet e Policisë se Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat