Basha takim me banorët e Pezë Helmësit dhe Vaqarrit: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon

Shqipëria

Basha takim me banorët e Pezë Helmësit dhe Vaqarrit: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 19:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele një takim me banorët e zonës së Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit, ku është fokusuar tek problemet ekonomike.

Sipas Bashës, Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe se varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të vendit.

“Gjatë pasdites vijova takimet me banorë në zonën e Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje, ndërsa mbështetja për bujqësinë nuk egziston në shumicën e fshatrave.

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon.

Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër.

Kjo ka sjellë rritje të emigrimit. Të rinjtë po largohen dhe ata që mbeten mezi ia dalin të përmbushin nevojat bazike. Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t’u krijuar të rinjve kushte të mos largohen dhe pasuritë e shumta që ka Shqipëria t’i shndërrojë në mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e saj”- shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat