“Kërkuam të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së”, ministri i Brendshëm dhe prefekti në terren

Shqipëria

“Kërkuam të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së”, ministri i Brendshëm dhe prefekti në terren

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa flakët në pyllin e Darëzezës vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, në terren ka zbritur për të monitoruar nga afër situatën, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga prefekti i qarkut Lefter Shehaj dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në prononcimin për mediat, ministri Balla ka vlerësuar situatën si tepër problematike ndërsa ka theksuar se në orët në vijim do të ketë përforcime të mjeteve zjarrfikëse dhe ka deklaruar se është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Evropian si dhe forca njerëzore të specializuara.

Ndërkohë Balla është ndalur edhe një herë te zjarrvënia si një vepër e rëndë penale duke kërkuar dënime ekzemplare për zjarrvënësit.

Ndërkohë ministri i Brendshëm është shprehur se në vijimësi do të këtë një vëmendje më të shtuar për masivet pyjore të zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura do të investohet për hapjen e korridoreve në mënyrë që në raste zjarri, situata të menaxhohet lehtë.

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura do të investohet për hapjen e korridoreve në mënyrë që në raste zjarri, situata të menaxhohet lehtë. Ky është një masiv pyjor me vlerë të veçantë, e fatmirësisht pylli me pisha është i rigjenerueshëm”, deklaroi Balla.

Ky është një masiv pyjor me vlerë të veçantë, ka thënë Balla dhe fatmirësisht pylli me pisha është i rigjenerueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat