Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla ndjek nga afër situatën: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

Shqipëria

Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla ndjek nga afër situatën: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Flakët në pyllin e Darëzezës vijojnë të përhapen, favorizuar nga era e fortë. Në terren janë angazhuar me dhjetëra forca për shuarjen e zjarrit. Për të parë e ndjekur nga afër situatën, në terren ishte sot Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Prefektin e Qarkut dhe kryetarin e bashkisë së Fierit.

Ministri Balla në fjalën e tij tha se është kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh me forca njerëzore të specializuara e logjistikë.

Në një prononcimin për mediat, Balla ka vlerësuar situatën si tepër problematike. Ministri është ndalur edhe njëherë tek zjarrvënia, duke e konsideruar vepër të rëndë penale. Ai kërkoi dënime të ashpra për zjarrvënësit.

Ministri i Brendshëm theksoi se do të ketë vëmendje të shtuar për masivet pyjore, veçanërisht në zona të mbrojtura.

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura do të investohet për hapjen e korridoreve në mënyrë që në raste zjarri, situata të menaxhohet lehtë. Ky është një masiv pyjor me vlerë të veçantë, e fatmirësisht pylli me pisha është i rigjenerueshëm”, deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat