“Haxhiu donte të vriste prokuroren e SPAK”, pas dëshmisë së Tafanit, Altin Dumani kërkon të merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu

Shqipëria

“Haxhiu donte të vriste prokuroren e SPAK”, pas dëshmisë së Tafanit, Altin Dumani kërkon të merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:51
Altin Dumani

Doloreza Musabelliu, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shënjestër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eliminimin fizik të saj apo dhe njerëzve të afërm të familjes.

Ky dyshim i fortë ka dalë në dritë pas dëshmisë së dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, ish-anëtar i grupit të Haxhiut. Ky i fundi i ka pohuar prokurorit Kreshnik Ajazi se prokurorja ishte vënë në shënjestër nga Laert Haxhiu.

Pas kësaj dëshmie të fortë, ka reaguar menjëherë kreu i SPAK Altin Dumani, i cili ka kërkuar nga Policisë të garantojë masa shtesë për sigurinë e prokurores Musabelli.

“Si Drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar kryetarin e KLP – së”, apelon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat