Rrjedhja e gazit në karburantin në Tiranë, flet shefi i zjarrfikëses

Shqipëria

Rrjedhja e gazit në karburantin në Tiranë, flet shefi i zjarrfikëses

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Situata pranë karburantit në rrethrrotullimin e Shkozës ku pati një rrjedhje gazi është vënë nën kontroll nga forcat e zjarrfikëses.

“Kemi marrë një thirrje dhe kemi ardhur në vendngjarje dhe pamë që ka rrjedhje gazi. Kemi shtuar në formacion në degëzim dhe e kemi mbajtur gazin dhe botin nën kontroll për ftohje sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbahet që të mos krijojë eksplozion. 

Na kanë ardhur dhe makinat dhe botet e tjera në kohë rekord dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht. Nuk ka patur probleme, as viktima as të plagosur as të lënduar. 

Në qoftë se nuk veprohet me ujë, po. Por ne e kemi shoqëruar me ujë, kemi përdorur teknikën polimerizuese dhe duke e lidhur me ujë gazi bëhet i rëndë e bie në tokë.”, tha shefi i zjarrfikëses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat