Mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash, zbuloni parashikimin e motit

Shqipëria

Mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash, zbuloni parashikimin e motit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat