Humb kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe përfundon në kanalin vaditës, plagoset 56-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Humb kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe përfundon në kanalin vaditës, plagoset 56-vjeçari në Lushnjë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës anash rrugës. Shoferi 56-vjeçar, është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes ku dhe po merr mjekimin e duhur.

Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë e për pasojë makina ka përfunduar në kanal, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat