Goditet në Spanjë ‘karteli ballkanik’ i trafikut të drogës / Transportonin kokainë në kontejnerë me fruta nga Ekuadori

Shqipëria

Goditet në Spanjë ‘karteli ballkanik’ i trafikut të drogës / Transportonin kokainë në kontejnerë me fruta nga Ekuadori

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Agjentët e Policisë Spanjolle, në një operacion të përbashkët me Mbikëqyrjen Doganore të Agjencisë Tatimore, kanë çmontuar rrugën kryesore të hyrjes së kokainës të organizatës kriminale të njohur nga policia si “Karteli i Ballkanit” në Spanjë. 

Pas shtatë inspektimeve në Portin e Valencias, janë sekuestruar më shumë se 1700 kilogramë kokainë të fshehura në kontejnerë detarë nga Ekuadori. Një nga anëtarët e Kartelit Ballkanik , me trajnime ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, i cili kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin, është arrestuar, raportojnë mediat spanjolle.

Operacioni është kryer nga faza të ndryshme, të cilat kanë bërë të mundur përcaktimin e mënyrave të ndryshme të veprimit që përdorte Karteli Ballkanik për të fshehur drogën.

Droga ishte fshehur në kontejnerë me fruta nga Ekuadori

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të përmbanin sasi të konsiderueshme droge.

Agjentët zbuluan se organizata kriminale përdorte metoda të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke qenë se e fshihnin atë në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me vrima, për të strehuar lëndën narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat