Në kundërshtim me rregullat e qarkullimit, nën hetim 27 shoferë, ndëshkohen 994 të tjerë për shpejtësi tej normave

Shqipëria

Në kundërshtim me rregullat e qarkullimit, nën hetim 27 shoferë, ndëshkohen 994 të tjerë për shpejtësi tej normave

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë shtuar kontrollet në Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore, për lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë ndëshkuar 994 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 137 drejtues mjetes për parakalime të gabuara dhe 42 shoferë të tjerë janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë ndëshkuar 92 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 75 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit. 101 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat