Ngiste makinën në gjendje të dehur dhe bëri aksident në aksin rrugor “Koritë-Podgorie, në pranga shoferi

Shqipëria

Ngiste makinën në gjendje të dehur dhe bëri aksident në aksin rrugor “Koritë-Podgorie, në pranga shoferi

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar i cili ditën e djeshme humbi kontrollin e makinës në aksin rrugor “Koritë-Podgorie”, dhe si pasojë mbeti i plagosur një pasagjer, është vënë në pranga.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Koritë, Maliq, ku 46-vjeçari me një makinë të tipit “Benz”, pasi humbi kontrollin, doli nga rruga.Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 46-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Një 52-vjeçar nga fshati Vreshtas, që ndodhej në makinë është plagosur dhe është shtruar në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat