“Me Bardhin asnjë përplasje, është çështje juridike”, Açka: Nuk u tërhoqa nga pozicioni im

Shqipëria

“Me Bardhin asnjë përplasje, është çështje juridike”, Açka: Nuk u tërhoqa nga pozicioni im

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:55
Deputetja e PD. Flutura Açka

Deputetja e PD. Flutura Açka e ftuar në studion e News24 ka folur për zhvillimet mes demokratëve dhe çështjen e kreut të grupit parlamentar të PD.

Ajo u shpreh se me Gazment Bardhin nuk ka asnjë përplasje, ndërsa u shpreh se gjithçka është pjesë e një çështjeje juridike.

Açka shtoi se nuk është tërhequr nga pozicioni i saj zyrtar, por thjesht zgjodhi të largohej nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me arsyetimin për të “mos u bërë qesharakë” para socialistëve dhe në sytë e shqiptarëve.

“Kështu e keni perceptuar ju, sikur Bardhi është marrë si kreu i grupit parlamentar. Felaj e tha që nuk ka tagrin për këtë. Ende nuk ka një përgjigje definitive, besoj se do vijë shumë shpejt. Fakti që zvarritet kjo përgjigje, nuk i shërben kauzës tonë të përbashkët.

Me Bardhin nuk kam asnjë përplasje, kjo është një çështje juridike. PD zyrtare e ka grupin e vetë parlamentar dhe kreun e saj.

Grupin parlamentar e shoh si implementuesin e punëve të mëdha që duhet të bëjmë. Nuk kam ndërmend të merrem me luftën e brendshme. Për të mos u bërë qesharakë para shqiptarëve, vendosa që në mes të këtij ngërçi ligjor nuk është mirë as në sytë e socialistëve. Për të qenë e drejtë edhe me mikun tim ishte që të largohesha nga mbledhja”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat