Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rend dite ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Shqipëria

Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rend dite ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:20
Bardhi, Nikolla

Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në kuadër të seancës plenare të kësaj të enjtje i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Bardhi në kërkesën e tij kërkon që të futet në rendin e ditës ndryshimi i përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Ndër të tjera në kërkesën dorëzuar Lindita Nikollit, Gazmend Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit vjen si domosdoshmëri, pasi në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ai thotë se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Ndërkaq Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat