Dhunoi babain, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Pogradec, në pranga 2 të tjerë

Shqipëria

Dhunoi babain, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Pogradec, në pranga 2 të tjerë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Maliq, pasi Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Radokal i Poshtëm, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. L., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat