Habit ish-ministri i Financave: Lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht, ja arsyet

Shqipëria

Habit ish-ministri i Financave: Lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht, ja arsyet

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Ish-ministri i Financave Arben Malaj  ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth legalizimit të lojërave të fatit.

Ai tha se personalisht gjithnjë i ka urryer lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk ka tentuar të provoj fatin në to, por ato duhet të legalizohen në mënyrë urgjente, kjo pasi sipas tij, në këtë formë ato janë 100% informale.

Sipas ish-ministrit, nëse ato do të legalizohen, infromaliteti do të ulet në 30-40% sa ç’është edhe shkalla e përgjithshme e informalitetit në Shqipëri.

“Unë personalisht i urrej lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk kam tentuar të provoj fatin në to, por legalizimi i tyre është i domosdoshëm pavarësisht nga pikëpyetjet, për shkallën e performancës së administratës publike, ne jemi në kushte ku 100% e saj është informale.

Kur ato kanë funksionuar me licencë, shkalla e informalitetit, mund të ketë qenë 30-40% aq sa është shkalla e informalitetit në përgjithësi. Kështu që pikëpyetjet se si do vazhdojë në të ardhmen nuk e përligjin. Do arrijë të formalizohet në atë shkallë që formalizohet ekonomia shqiptare”,-tha Arben Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat