Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve

Shqipëria

Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve në bashkinë e Kukësit. Zgjedhjet do të mbahen më 24 shtator.

Sipas KQZ-së, 3% e pajisjeve u testuan për të kaluar testin e kritereve, ndërsa bën me dije se pajisjet elektronike do të sigurojnë identifikimin e saktë të votuesve.

Më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në Bashkinë e Kukësit, pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici. Në garë do të jenë, kandidati i mazhorancës, Albert Halilaj, ish-prefekt i qarkut të Kukësit, dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

Postimi i Plotë i KQZ-së në Facebook:

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet pjesshme të datës 24 Shtator 2023. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Në mënyrë rastësore u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet. Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit. Gjithashtu, edhe rastet e veçanta që lidhen me komisionerët apo zgjedhësit që paraqiten me vendim gjykate. Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat