Zbulohet magazina me 150 mijë euro mallra kontrabandë në Tiranë

Shqipëria

Zbulohet magazina me 150 mijë euro mallra kontrabandë në Tiranë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Tiranë është zbuluar një magazinë me mallra kontrabandë me vlerën 150 mijë euro.

Në subjektin e paregjistruar në organet tatimore, magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha.

Në pranga ranë administratori G. P., 41 vjeç, magazinieri i këtij subjekti L. K., 31 vjeç, si dhe një person tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat