Parashikimi i motit/ Temperaturat priten të shkojnë deri në 34 gradë Celsius

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Temperaturat priten të shkojnë deri në 34 gradë Celsius

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat Veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb, gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do te fryjë e lehtë me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat