I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar nga  policia e Tiranës këtë të hënë në kuadër të operacionit “Tempulli”.

19-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me arrestimin e tij numri i të ndaluarve në kuadër të këtij megaoperacioni shkon në 91 vetëm në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se gjaë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat